Ish-kryeministri i Suedisë, Carl Bildt, vlerësoi se do të jetë shumë e vështirë rivendosja e dialogut ndërmjet Serbisë dhe Kosovës pas ngjarjeve të fundit në veri të Kosovës dhe theksoi se SHBA dhe BE duhet të aplikojnë diplomaci më të fortë për të parandalimi i përkeqësimit të situatës dhe rikthimi i negociatave në rrugën e duhur, shkruan GazetaBlic.
Ai në Twitter ka shkruar se angazhimi i KFOR-it është jashtëzakonisht i rëndësishëm për ruajtjen e paqes, por se nevojiten masa shtesë.
“Nuk do të jetë e lehtë të bashkohen copat e dialogut Kosovë-Serbi pas ngjarjeve të ditëve të fundit. Paqeruajtja e vendosur nga KFOR-i është e rëndësishme, por diplomacia edhe më e fortë e BE-së dhe e SHBA-së është e nevojshme për të parandaluar përkeqësimin e mëtejshëm. Pastaj, ndoshta , në një moment, do të kthehen prapa në një rrugë më të mirë,” tha Bildt.
It will not be easy to pick up the pieces of the ???? dialogue after the events of the last few days. Robust KFOR peacekeeping is important, but even more robust ???? diplomacy is essential to prevent further deterioration. Then, perhaps, at some point, back on a better track. pic.twitter.com/BihICREFQ6
— Carl Bildt (@carlbildt) May 30, 2023


