Robert Lewandowski tashmë ka vendosur që e ardhmja e tij të jetë në Gjermani.
Kështu, pavarësisht përfundimit të kontratës së tij në 2023, sulmuesi 33-vjeçar polak, sipas gazetës gjermane Bild, së shpejti do të fillojë bisedimet me drejtuesit për të zgjatur kontratën e tij me kampionin, përcjell GazetaBlic Sport.
Lewandowski ka shkëlqyer ndër vite tek skuadra gjermane, atje ku ka thyer në vazhdimësi rekorde të mëdha.
Sulmuesi polak ka shënuar 11 gola në 9 ndeshje të këtij edicioni në të gjitha garat.

/GazetaBlic Sport/


