Kupa e Botës 2022

Bild: Flick e ndau Gjermaninë në dy klane, ai favorizonte lojtarët e Bajernit

12/07/2022 14:44
nga:Lorik J

Gjermania u eliminua në fazën e grupeve për të dytin Botëror radhazi dhe u kthye në shtëpi shumë më herët se sa pritej. Skuadra e Hansi Flick humbi nga Japonia 2:1 në grup, barazoi me Spanjën 1:1 dhe nuk u mjaftoi fitorja 4:2 ndaj Kosta Rikës në xhiron e fundit.

Federata Gjermane e Futbollit duhet të takohet me trajnerin Hansi Flick sot dhe të vendosë se çfarë do të bëjë më pas. Gjermanët po presin Kampionatin Evropian të vitit 2024, ku kanë plane të mëdha dhe mediat gjermane shkruajnë se Flick do të mbetet trajner pasi federata nuk ka njeri tjetër në dispozicion. Ditën e sotme, Bild ka publikuar një lajm sipas të cilit ishte Flick ai që ishte fajtor për atmosferën e keqe që mbretëroi në Katar mes lojtarëve gjermanë.

“Ekipi kombëtar ishte i ndarë në dy klane. Në njërin kishte lojtarë të Bayernit, shtatë prej tyre, dhe në tjetrin të gjithë të tjerët. Flick favorizoi lojtarët e Bayernit, gjë që solli trazira në ekip. Ishte gjithashtu e dukshme gjatë rrugës për në shtëpi kur avioni i kombëtares u ul për herë të parë në Mynih dhe la lojtarët e Bayernit dhe në Frankfurt pjesën tjetër të ekipit”, shkruan Bild.

/GazetaBlic Sport