Skuadra e Athletico Bilbaos është kualifikuar në finale të Superkupës së Spanjës.
Bilbao ka mposhtur Atletico Madridin me rezultatin e ngushtë 1-2, për t’u kualifikuar tutje, shkruan GazetaBlic Sport.
Atl Madrid kaloi në avantazh me autogolin e Unai Simon pas një ore lojë.
Megjithatë, Bilbao nuk u dortëzua dhe me dy gola të shpejtë për pesë minuta riktheu avantazhin dhe mori fitoren e madhe.
Fillimisht shënoi Alvarez pas 77 minutave lojë, kurse katër minuta më vonë Nico Williams gjeti rrjetën, që rezultoi të jetë goli i fitores.
Athletico Bilabo do të luajë në finale me ekipin e Real Madridit.
/GazetaBlic Sport


