Lajme

Bilanci tragjik i luftës në Ukrainë, 226 fëmijë të vrarë dhe 417 të plagosur

05/11/2022 11:33
nga:Gazeta Blic

226 fëmijë janë vrarë dhe 417 janë plagosur që nga fillimi i luftës në Ukrainë, sipas një njoftimit të zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës, shkruan la repubblica.

Sipas të dhënave, numri më i madh i viktimave është regjistruar në rajonet Donetsk, Kiev dhe Kharkiv.

Për shkak të bombardimeve të vazhdueshme nga ushtria ruse në qytetet dhe fshatrat e Ukrainës, janë dëmtuar 1657 institucione arsimore, 139 prej të cilave janë shkatërruar plotësisht.