Euro2024

Bilanci në ndeshjet direkte, Spanja pak më e avantazhuar se Franca, ‘Gjelat’ më mirë në kompeticione të mëdha

07/09/2024 09:49
nga:Mergim Rreci

Finale para finales mbrëmjen e sotme në Euro 2024.

Spanja dhe Franca do të përballen në gjysmëfinale, duke kërkuar biletën për finalen e madhe, shkruan GazetaBlic Sport.

‘Furia e Kuqe’ e eliminoi Gjermaninë në raundin e kaluar, kurse Franca triumfoi pas penalltive ndaj Portugalisë.

Franca fitoi takimin e fundit në finalen e Ligës së Kombeve 2021 dhe më parë, ata eliminuan Spanjën në Kupën e Botës 2006 dhe Euro 2000. Ata gjithashtu mposhten La Roja në finalen e Euro 1984, ndërsa fitorja e vetme e Spanjës në turneun e madh kundër Francës erdhi në Euro 2012.

Ja bilanci mes dy kombëtareve në ndeshjet direkte:

Spanja: 16 fitore

Franca: 13 fitore

Barazime: 7

/GazetaBlic Sport/