Sporti

Bilanci më i keq në historinë e klubit, Interi me humbje të mëdha ekonomike brenda këtij viti

10/28/2021 21:05
nga:Mergim Rreci

Aksionarët e Interit miratuan llogaritë për sezonin 2020/21, të cilat shënuan një bilanc negativ prej 245 milionë euro.

Një pjesë e humbjeve, rreth 110 milionë euro, lidhet me ndikimin e fortë të pandemisë Covid-19, thuhet në një deklaratë të udhëheqjes së Nerazzurrëve.

Ndeshjet e luajtura me dyer të mbyllura përbëjnë një tronditje për llogaritë prej 70 milionë eurosh dhe ulja drastike e shumave të paguara nga sponsorët përbën një humbje prej rreth 40 milionë euro, transmeton GazetaBlic Sport.

Në një vit në të cilin klubi regjistroi të ardhura të konsoliduara prej 364.7 milionë eurosh, humbjet prej 245 milionë eurosh janë bilanci më i keq në historinë e klubit italian.

/GazetaBlic Sport/