Kosova i ka mësuar kundërshtarët e saj për kualifikueset e Kupës së Botës.
‘Dardanët’ do të përballen me Zvicrën, Suedinë dhe Slloveninë, shkruan GazetaBlic Sport.
Faza e grupeve kualifikuese të UEFA-s do të fillojë në mars 2025 dhe do të përfundojë në nëntor 2025.
Bilanci me Slloveninë: Kosova është mposhtur dy herë nga Sllovenia, në takimin e parë 0 me 1, kurse në përballjen e dytë humbi 2 me 1.

Bilanci me Zvicrën: Në përballjet me Zvicrën, Kosova ka tre barazime, një në miqësoren e vitit 2022, kurse në kualifikimet për ‘Euro 2023’, Kosova barazoi poashtu në dy takime.

Bilanci me Suedinë: 3 humbje dhe asnjë gol të realizuar, ky është raporti i Kosovës në ndeshjet me Suedinë.

/GazetaBlic Sport/


