Sporti

Bilanci fantastik i Bayern Munich në Ligën e Kampionëve duhet të jetë një “shqetësim” për PSG’në

02/14/2023 16:48
nga:Mergim Rreci

Sonte rikthehet magjia e Ligës së Kampionëve me dy takime mjaft interesante.

Padyshim se vëmendja do të jetë tek dueli Paris Saint Germain – Bayern Munich në Paris, shkruan GazetaBlic Sport.

Ky ballafaqim zhvillohet nga ora 21:00 në kuadër të fazës së eliminimit të Champions Legaue.

Bayern Munich ka fituar të gjashtë ndeshjet e tyre në UEFA Champions League deri më tani këtë sezon, duke shënuar 18 gola dhe duke pranuar vetëm dy të tillë.

Kjo është një shifër jashtëzakonisht e mirë dhe poashtu një sinjal për skuadrën e Galtier, për të treguar se nuk do ta ketë aspak lehtë sonte në “Parc des Princes”.

/GazetaBlic Sport/