Lajme

Bilanci 24-orësh i Policisë: Dhjetëra aksidente dhe mijëra gjoba trafiku

08/04/2026 10:54
nga:L J

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, sipas të cilave në vend janë regjistruar gjithsej 124 aksidente trafiku.

Sipas raportit, nuk është shënuar asnjë aksident me fatalitet, ndërsa 41 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar. Po ashtu, janë evidentuar 83 aksidente që kanë shkaktuar vetëm dëme materiale, raporton Gazeta Blic.

Gjatë kësaj periudhe, Policia ka shqiptuar edhe 2.510 tiketa trafiku ndaj drejtuesve të automjeteve që kanë shkelur rregullat e komunikacionit rrugor.

Në kuadër të aktiviteteve policore, janë arrestuar 26 persona, 18 persona janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy persona janë dërguar në vuajtje të dënimit. Sipas raportit, nuk është regjistruar asnjë person në ndalim policor.

Policia vazhdon të apelojë për kujdes të shtuar në trafik dhe respektim të rregullave të komunikacionit, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë në rrugë.