Lajme

Bilanci 24-orësh: 138 aksidente trafiku, Policia shqipton mbi 2.500 gjoba

08/05/2026 11:19
nga:L J

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, sipas të cilave janë shqiptuar 2.561 tiketa trafiku, ndërsa janë regjistruar 37 aksidente trafiku me persona të lënduar dhe 101 aksidente me dëme materiale, raporton Gazeta Blic.

Sipas raportit, gjatë kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet.

Po ashtu, Policia njofton se janë arrestuar 39 persona, 19 persona janë dërguar në mbajtje, ndërsa tre persona janë dërguar në vuajtje të dënimit.

Në raportin 24-orësh bëhet e ditur gjithashtu se nuk është regjistruar asnjë person në ndalim policor.