Lajme

Bilalli: Zelensky dha mesazh se Ballkani rrezikohet nga Rusia

02/28/2024 22:19
nga:Sh R

Pjesëmarrja e presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky në Samitin e Tiranës ka qenë temë diskutimi në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10.

Lutfi Bilalli autor i disa librave për Ukrainën, ka thënë se Zelensky gjatë kësaj vizite paralajmëroi vendet e rajonit se janë të rrezikuara nga infiltrimi dhe propaganda ruse.

“Kjo mund të jetë reale kur dihet se Serbia dhe Republika Serpska ndjekin politikat pro ruse dhe janë të afërta edhe në qëndrime”, ka thënë Bilalli në emisionin ‘Politiko’.

Vizitën e Zelenskyt në Shqipëri, Bilalli e sheh edhe si përpjekje të tij për të bashkëpunuar me Shqipërinë edhe me çështjen e prodhimit të armatimit.

Sipas tij, zgjedhja e Shqipërisë për mbajtjen e këtij Samiti nuk ka qenë i rastësishëm.