Lajme

Bilalli: Kurti do të donte të ishte në vend të Osmanit krah Trumpit

01/22/2026 22:31
nga:Genita C

Analisti Lutfi Bilalli në emisionin “Click” në RTV21 vlerësoi se kryeministri në detyrë Albin Kurti nuk është i kënaqur me prezencën dhe nënshkrimin e presidentes Vjosa Osmani në Bordin e Paqes.

“Jo, se egot e çdo lideri në këtë rast kanë qenë dëshirë e tij që sot të ishte krah Trumpit dhe të nënshkruante, mendoj që e gëlltit këtë sepse në opinion e shet si tatëdem, dhe mund ta arsyetojë me këtë se ne jemi një fole,” tha Bilalli.

Ai e cilësoi si të rëndësishëm shtrëngimin e duarve të presidentit amerikan Donald Trump me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Mendoj që fotoja e sotme e Osmanit me Trump është një arkiv i mirë që u shpërnda në lindje e perëndim, u shpërnda edhe në Serbi, dhe kjo storje dhe ai shtrëngim i duarve flet shumë,” tha ai.