Lajme

BIK vendos që ligjërata e të premtes t’i dedikohet unitetit kur rrezikohet shteti

09/29/2023 13:54
nga:N M

Bashkësia Islame e Kosovës ka vendosur që nëpër xhamitë e Kosovës hytbja (ligjerata) e xhumasë së sotme t’i dedikohet unitetit kur rrezikohet shteti

Ky vendim i BIK-ut vjen pas sulmit terrorist të të dielës nga ana e grupeve kriminale serbe në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë një rreshter i Policisë së Kosovës.

Këtë të premte, nëpër xhami është bërë apel për unitet, kujdes me informata dhe respektim të institucioneve./Klankosova

Hoti: Të normalizohet jeta e qytetarëve në komunat në veri, zgjidhja e përhershme duhet të jetë politike përmes dialogut