Lajme

BIK dënon sulmin ndaj imamit të xhamisë në Lupç

07/22/2022 10:41
nga:N M

Bashkësia Islame e Kosovë, ka reaguar ashpër ndaj rrahjes brutale të imamit të xhamisë në Lupç, Zeqir Berishës

BIK e konsideron jo vetëm sulm ndaj imamit por edhe atak mbi xhaminë dhe xhematin e respektuar.

“Sulmi i mbrëmshëm mbi imamin në hapësirat e xhamisë, në vendin e tij të punës, është akt i papranueshëm, madje përveçse sulm mbi imamin është edhe atak mbi xhaminë dhe xhematin e respektuar”, thuhet në reagim.

Reagimi i BIK:

Dënojmë me ashpërsinë më të madhe sulmin mbi imamin e xhamisë së fshatit Lupç, të komunës së Podujevës, Zeqir ef. Berishës.

Sulmi i mbrëmshëm mbi imamin në hapësirat e xhamisë, në vendin e tij të punës, është akt i papranueshëm, madje përveçse sulm mbi imamin është edhe atak mbi xhaminë dhe xhematin e respektuar.

Imami është autoriteti më i lartë fetarë në xhematë, andaj atakimi i tij është atakim i vlerave dhe misionit që përfaqëson ai, e në këtë rast është edhe atak mbi Bashkësinë Islame të Kosovës.

Mbështesim dhe i qëndrojmë afër imamit të respektuar, e nga xhemati kërkojmë që të distancohen nga autorët e sulmit, ndërsa nga organet e drejtësisë kërkojmë që të japin vendimet e duhura, sepse është sulmuar imami – autoriteti zyrtar fetar në vendin e tij të punës, si dhe është atakuar hapësira e xhamisë, e cila është e dedikuar për lutje e ibadete.

Imami që u rrah në Podujevë u gjet në gjendje të rëndë, policia del me raport për rastin