Showtime

Big Mama tregon kush është “sheqeri” i shtëpisë së ‘BBV’

02/06/2022 09:41
nga:Donika Fetahu

Këngëtarja nga Tetova Big Mama, ishte pjesë e shtëpisë së famshme dhe doli pas një sherri që pati me Antonela Berishën.

Së fundmi e ftuar në një emision foli hapur për banorët e shtëpisë, shkruan GazetaBlic.

Ajo tregoi se kush e meriton sipas saj fitoren e “BBV”, “Me gjithë zemër e shpirt dua që çmimin ta fitojë Arjola. Por nëse është një njeri që e meriton fitore, ai është Iliri. Njeri më të mençur dhe njeri më inteligjent si Ilir nuk kam parë. Ai ka përballuar shumë sfida brenda shtëpisë, ka qenë aq i qetë sa unë jam habitur”.

Big Mama gjithashtu tha se Donaldi dhe Dj Pm, i cili doli javë më parë nga shtëpia, ishin sheqeri i shtëpisë.

“Pa Donaldin ajo shtëpi nuk ka lezet. Donaldi dhe PM janë sheqeri dhe humori i asaj shtëpie”, u shpreh ajo./GazetaBlic/