Showtime

Big Brother i jep mundësinë të dërgojë në nominim tre banorë, Dea zgjedh Efin, Kiarën dhe Luizin

02/04/2023 22:23
nga:Mergim Rreci

Banorja e BBVA, Dea, ka pasur sot mundësinë që t’i dërgoj në nominim tre nga banorët e shtëpisë së Big Brother.

E pyetur nga moderatorja Arbana Osmani, se cilët janë banorët që do t’i dërgojë në nominim, Dea ka zgjedhur Efin, Kiarën dhe Luizin, shkruan lajmi.net.

“Dua të them një herë arsyen. Janë tre banorë që sa herë kanë bërë ndonjë gabim, unë i kam ulur dhe kam diskutuar normalisht me ta. Por, kur unë bëra një gabim për ta, ata më akuzuan vazhdimisht”, ka deklaruar Dea.

Dea kishte mundësinë t’ia bënte me dije banorëve cilët banorë ka zgjedhur, por që nuk ju tregoi, përpos se ua bëri me dije që ka dërguar automatikisht në nominim tre nga banorët. /Lajmi.net/