“Big Brother” është rikthyer në një reality show më të përfolur dhe më të komentuar anë e mbanë ku ka shqiptar.
Data 5 tetor 2021 bëri bashkë si banorë VIP disa nga fytyrat publike më të dashura, shkruan GazetaBlic.
Banorët të cilët kanë arritur deri këtu por edhe ata që janë eleminuar, kanë bërë për vete fansa të shumtë.
Krahas të gjithave situatave të krijuara brenda shtëpisë, kurreshtja më e madhe është: Kush do të jetë fituesi i 100 mijë eurove?
Për këtë, GazetaBlic ka kontaktuar me dy nga ish-fituesit e “Big Brother Vip” të cilët kanë dhënë një emër sa i përket pretendetit kryesor për të fituar një çmim kaq të madh.
Arbër Zeka është një nga fituesit e “Big Brother”. Ai ishte pjesëmarrës në edicionin e 5-të të këtij formati para gati 9 vitesh ku fitoi 55 mijë euro.

I kontaktuar nga GazetaBlic, Arbër Zeka komentoi disa nga situatat e krijuara brenda shtëpisë kohëve të fundit duke mos lënë anash ndarjen DJ DAGZ-DJ PM.
Zeka u shpreh se nuk ka vërejtur ndonjë ndryshim të madh në sjelljen e DJ Dagzit i cili u rikthye në lojë pa mikun e tij të zemrën, Dj Pm.
“Dj Dagz është i njejti, është më i ftohët sa i përket ndjenjave por unë nuk po vërejë ndonjë ndryshim të madh”, tha ai.

Ilir Shaqiri, Donald Veshaj dhe Einxhel Shkira janë tre finalistët por ish-fituesi nuk përjashtoi mundësinë që Monika, Beniada dhe Arjola të jenë në finalen e madh pasi janë banore të shtëpisë qysh nga fillimi dhe kanë krijuar një vend të veçantë tek publiku.
Pyetjes se kush do të jetë fituesi, Arbër Zeka iu përgjigj pa asnjë hezitim.
“Si fitues të çmimit të madh unë e shoh Donaldin, i cili artin e vet e ka shpalos në maksimum psh përmes pikturave ku edhe ka marrë vëmendjen e publikut.Donaldi din të jap emocion, të jetë nervoz të jetë serioz, të ndaj me të gjithë historitë e dashurisë dhe të gjitha këto kanë rëndësi të madhe në një format të tillë”, ishin fjalët e tij.

Vesel Kurtishaj fitoi famën e madhe me pjesëmarrjen e tij në “Big Brother”, ku edhe fitoj edicionin e 8-të të këtij reality show.

Vesel Kurtishaj ka folur ekskluzivisht për GazetënBlic dhe ka treguar se sa është e veshtirë të qëndrosh brenda shtëpisë duke qenë 24h në transmetim live.
“Big Brother nuk është asgjë më shumë e as më pak se sa një jetë miniature e asaj që jetojmë jashtë. Gjëja që e bën të vështirë të qenit brenda shtëpisë është kompleksi se si dukesh jashtë me gjërat që bën brenda”, u shpreh Kurtishaj.
Kurtishaj rrëfeu se kush është pretendenti kryesor për të fituar “Big Brother Vip” dhe sipas tij “natyrshmëria” që ka Donaldi e bën atë më të veçantë nga banorët tjerë dhe shumë më të dashur për publikun.
“Donaldi edhe “të metat” e veta i thotë hapur, i pranon ato dhe mundohet të gjejë mirëkuptim me banorët”./GazetaBlic/


