Sporti

Bielsa pritet t’i kthehet punës së trajnerit – në kontakte me kombëtaren latine

03/27/2022 19:09
nga:E K

Vetëm një muaj pasi u largua nga stoli i Leeds United, Marcelo Bielsa lidhet me një rikthim në punën e trajnerit.

66 vjeçari pati një aventurë të mirë me Leeds United, por gjithçka i doli nga duart gjatë muajve të fundit. Përkundër një periudhe të keqe, Bielsa nuk është dëshpëruar dhe mund të kthehet përsëri në rolin e trajnerit.

Kësaj radhe, trajneri argjentinas është në bisedime me kombëtaren latine, Bolivinë.

Këtë gjë e ka konfirmuar edhe Fernando Costa. “ Nuk e mohoj se jemi në kontakt me të”, ka thënë ai për ‘Dailymail’.

“Ne nuk kemi pasur akoma takim, por jemi afër të bisedojmë me të”, shtoi presidenti.

Marcelo Bielsa mund të jetë personi që zëvendëson Cesar Farias në stolin e Bolivisë. Kombëtarja në fjalë nuk luan në Kupën e Botës, pasi pati një kampanjë të dobët kualifikuese.