Sporti

Bielsa nuk e fal më, e largon Musleran nga porta pas pjesës së parë!

06/27/2026 03:11
nga:L J

Fernando Muslera është zëvendësuar në pushimin mes pjesëve pas gabimit të rëndë që bëri në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Spanjës.

Portieri legjendar uruguaian gaboi në një moment vendimtar, ndërsa trajneri vendosi të mos rrezikojë më dhe e la në zhveshtore për pjesën e dytë.

Një vendim i fortë nga Bielsa, që tregon sa e madhe ishte pesha e gabimit në një ndeshje kaq të rëndësishme.

/GazetaBlic Sport