Lajme

Bielamowicz godet Lajçakun: Për atë dhe Serbinë kurrë nuk do të ketë moment të mirë për të hapur urën mbi lumin Ibër

04/30/2023 23:31
nga:Gazeta Blic

Analisti i Ballkanit Perëndimor nga Instituti “New Europe”, Jakub Bielamowicz ka thënë se për Serbinë dhe ndërmjetësuesit si Miroslav Lajçak e ca të tjerë kurrë nuk do të ketë moment të mirë për të hapur urën mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Ai ka shtuar se të dy komunitetet [shqiptar dhe serb] kanë të drejtë të lëvizin lirshëm.

Bielamowicz ka kërkuar edhe mbështetjen e KFOR-it për këtë iniciativë.

“Për Serbinë dhe ndërmjetësuesit si Lajçak e ca të tjerë kurrë nuk do të ketë moment të mirë [për hapjen e urës mbi lumen Ibër]. Katër ura të tjera janë tani në funksion”.

“Të dy komunitetet kanë të drejtë të lëvizin lirshëm dhe duhet të bashkohen dhe jo të tjetërsohen”.

“NATO duhet të miratojë kërkesën [për hapjen e urës] dhe ta zbatojë atë [vendim]”, ka shkruar Bielamowicz duke bashkangjitur edhe reagimin e Lajçakut ku thotë se “nuk është koha për të hapur urën mbi Ibër”.

Emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë të premten se nuk është koha për të hapur për qarkullim Urën kryesore mbi lumin Ibër, që ndan Mitrovicën.

Këtë deklaratë Lajçak e ka bërë në kuadër të Forumit të Delphit në Greqi.