Njohësi i rrethanave në Ballkan, Florian Bieber po konsideron se roli i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi është vetëm logjik dhe se ajo është pak tërheqëse në Ballkan.
Në një intervistë për kleinezeitung.at, Bieber ka thënë se me këtë qasje shanset që dialogu të ketë sukses janë të kufizuara.
“Por kjo edhe për faktin se vetë BE-ja nuk ka një linjë uniforme. Pesë nga 27 shtete të BE-së nuk e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur. Ndikimi i BE-së do të ishte më i fortë vetëm nëse do ta njihte Kosovën në tërësi”, ka thënë Bieber.
Tutje politologu nga Luksemburgu ka thënë se status quo’ja në raport me Kosovën i konvenon Aleksandër Vuçiqit.
“Atij i pëlqen të ulet mes karrigeve. Kështu që ai mund të shpërqendrohet nga problemet e tjera në Serbi”, ka deklaruar Bieber.


