Sporti

Bie vlera financiare e Armando Brojës

10/01/2026 13:51
nga:Mergim Rreci

Situata e Armando Brojës nuk është aspak e mirë, e reflektuar edhe në vlerë. Sipas “Transfermarkt”, sulmuesi i Shqipërisë ka “humbur” 2 milionë euro nga përditësimi i fundit, nga 5 milionë euro që vlente, tashmë është reduktuar në 3 milionë euro.

“Thatësira” në gjetjen e golit dhe minutazhi jo konstant te Burnley, kanë pasuar ndikim në këtë rënie. Duhet të kthehemi 5 vite pas, ku Broja ishte 20 vjeç dhe kushtonte 3 milionë euro në tregen e lojtarëve, periudhë kur inkuadrohej te Vitesse në Holandë.

Një tjetër “goditje” për 25-vjeçarit kohën e fundit, ishte mungesa te Kombëtarja, ku u la jashtë listës nga trajneri Rolando Maran për ndeshjet e Ligës së Kombeve.