Në prag të votimit në Kuvendin e Kosovës për Projektligjin që i mundëson qytetarëve të Kosovës që t’i tërheqin një përqindje të caktuar të kursimeve pensionale, interesimi i qytetarëve për t’i shikuar mjetet e kursyera në Trust duket se është shumë i madh.
Nga mëngjesi i sotëm shumë kontribuues të Trustit janë ankuar se nuk po mund të qasen në llogaritë e tyre personale.
Opozita është shprehur pro miratimit të Projektligji për Trustin, ndërsa deputetët e VV-së janë kundër.