Lajme

Bie sistemi në pikën kufitare nga pala maqedonase, radhë automjetesh në kufi

02/04/2023 11:54
nga:Y I

Bie sistemi në të gjitha pikat e kalimit kufitar të juglindjes me Maqedoninë e Veriut.

Prej orës 6 të mëngjesit të sotëm, dhjetra mjete kanë mbetur të bllokuara në doganën e Qafë Thanës për shkak të një defekti në sistemin e përpunimit të të dhënave të palës maqedonase.

Mësohet se pala maqedonase i ka bërë me dije autoriteteve tona të kufirit se ditën e sotme nuk do të punojë sistemi TIMS, pa treguar arsyen e ndërprerjes së punës në pikat e kalimit kufitar.

Fluksi me i lartë i mjeteve është në dalje nga territori ynë. Pala maqedonase po punon manualisht prej mëngjesit, duke ka krijuar vonesa dhe radhë në kufi. E njëjta është situata edhe ne pikën e kalimit kufitar të Tushemishtit dhe Gorricës.

Autoritetet e Kufirit ende nuk kanë njoftim nga pala maqedonase, se kur pritet të riparohet defekti në sistem.