Lajme

Bie qeveria në Francë

12/04/2024 20:58
nga:Sh R

Kryeministri i Francës, Michel Barnier, është rrëzuar nga posti pasi partitë e majta dhe të djathta u bashkuan në votë për të mbështetur mocionin e mosbesimit.

Është kjo hera e parë që një qeveri e Francës rrëzohet në një votë mosbesimi që nga viti 1962.

Deputetët votuan në shumicë në mbështetje të mocionit kundër Barnierit – me 331 vota – vetëm tre muaj pasi ai u mori mandatin nga presidenti Emmanuel Macron.

Deputetët nuk e patën mundësinë të votonin kundër, por vetëm pro dhe abstenim.