Lajme

Bie një shtresë e tavanit të klasës në Domanek të Malishevës, lëndohen tre nxënës

11/05/2021 21:02
nga:M K

Në shkollën fillore “Ramadan Morina” në fshatin Domanek të Maliveshëvs, gjatë së premtes ra një shtresë e tavanit.

Si rrjedhojë, nxënësit të cilët ishin duke e mbajtur mësimin në njërën klasë, u larguan menjëherë jashtë duke u vendosur në një klasë tjetër.

E dy nga fëmijët morën trajtim mjekësor në Emergjencën e qytetit, ku sipas mjekut kujdestar, gjendja e tyre shëndetësore është stabile.

Ndërkaq, drejtori i shkollës, Hazir Kastrati, tha se sanimi i pjesës së dëmtuar do të bëhet gjatë së shtunës.