Lajme

Bie nga skelet një punëtor në Viti, dërgohet në QKUK

03/09/2023 10:01
nga:Astrit Gashi

Gjatë ditës së djeshme një punëtor është lënduar në vendin e tij të punës në Viti.

Viktima mashkull ka rënë nga skelet prej 3-4 metra lartësi teksa ishte duke punuar në ndërtimin e një shtëpie, njofton Klankosova.tv.

Siç bën të ditur policia i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ndërsa në vendin e ngjarjes përveç njësive policore, ka dalë edhe inspektori i punës.