Një 56-vjeçar ka humbur jetën aksidentalisht në Fier pasi është rrëzuar nga kati i pestë i pallatit.
Policia tha se ngjarja ndodhi rreth orës 14:40, në lagjen “Konferenca e Pezës”, ku dyshohet se ka rënë nga lartësia e katit të pestë të një pallati shtetasi F. H., rreth 56 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.