Lajme

Bie kërkesa e aplikimit për dokumente, Agjencia e Regjistrimit Civil kthehet në orarin e zakonshëm

05/08/2024 14:23
nga:Y I

Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës ka njoftuar se Agjencia e Regjistrimit Civil do të ndërpresë punën me orar të zgjatur nga kjo e mërkurë.

Sipas njoftimit që ka lëshuar kjo ministri, ky vendim është marrë për shkak të rënies të kërkesave për aplikim për dokumente.

“Ky vendim është marr bazuar në procesin e punës të departamenteve përkatëse për rënie të kërkesave për aplikim për dokumente, andaj bazuar në këtë trend është marr vendim që të punohet vetëm me orar të rregullt”.

“Në Qendrat për Pajisje me Dokumente do të punohet vetëm edhe këtë të shtune, datë 11.05.2024 dhe do të punohet nga ora 08:00, deri ne ora 16:00”.