Lajme

Bie çmimi i bitcoin, qindra-miliarda “fshihen” nga tregu

10/27/2021 12:39
nga:Q R

Çmimi i bitcoin ka rënë mëngjesin e së mërkurës, për mijëra dollarë në hapësirën prej vetëm pak minutave.

Kriptomonedha ra nën 59,000 dollarë.

Rënia e fundit e çmimit vjen më pak se një javë pasi bitcoin arriti një nivel të ri historik prej afër 67,000 dollarësh.

Të dhënat e Blockchain sugjerojnë se rënia e çmimeve të sotme është nxitur pjesërisht nga mbajtësit afatgjatë që marrin disa fitime, gjë që zakonisht ndodh pasi bitcoin arrin një nivel të ri të të gjitha kohërave.

Po transportonte emigrantë të paligjshëm në Kosovë, arrestohet 19 vjeçari në Kukës