Lajme

Bie çatia në një parking në “Pejton”, dëmtohen tri vetura

07/02/2024 15:12
nga:G B

Ka rënë çatia e një objekti në një parking në lagjen “Pejton” në Prishtinë, ku janë dëmtuar tri vetura.

Drejtori i Emergjencave në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes ka dalur edhe policia dhe së bashku po merren me rastin.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se janë duke punuar për të gjetur shkakun që ka ardhur deri rënia e kësaj çatie.