Lajme

Bie aksidentalisht nga lartësia ku po punonte, ndërron jetë 65-vjeçari

06/04/2022 16:55
nga:Genita C

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë.

Një 65-vjeçar ka rënë nga objekti ku po punonte dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Lajmin e bëri të ditur policia përmes një njoftimi.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 04.06.2022, në rrugën “Josif Pashko”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi P. P., 65 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje./albeu.com/