Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se do të bisedojë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahun por nuk ka dhënë detaje se kur.
Njeriu që udhëheq ShBA-në shmangu një pyetje se për çfarë do të bisedonin liderët, duke thënë: “Unë do t’ju them se çfarë do t’i them kur të flas me të”.
I pyetur nëse lufta gjithëpërfshirëse në Lindjen e Mesme mund të shmanget, ai u përgjigj: “Duhet të jetë. Ne me të vërtetë duhet ta shmangim atë”.
ShBA-ja është një aleat i fortë i Izraelit, por ka thënë vazhdimisht se dëshiron të shmangë përshkallëzimin në Lindjen e Mesme, shkruan Sky News.