Lajme

Biden vazhdon ta ndihmojë Ukrainën, kjo është shuma e të hollave që dërgoi

03/09/2022 19:59
nga:Genita C

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka treguar se shteti i tij do të vazhdojë ta mbështes Ukrainën e cila po përballet me luftë nga Rusia.

Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Twitter, Biden ka shkruar se kanë ndarë edhe 12 miliardë dollarë për ta përkrahur Ukrainën.

“Ne do të vazhdojmë të mbështesim popullin e guximshëm ukrainas ndërsa ata luftojnë për vendin e tyre. I bëj thirrje Kongresit të kalojë paketën e ndihmës për Ukrainën prej 12 miliardë dollarësh”, ka shkruar ai