Lajme

Biden: Ukraina nuk do të jetë kurrë një fitore për Rusinë

02/24/2023 18:10
nga:Y I

Të gjithë zyrtarët nga bota kanë kujtuar sot 1 vjetorin e pushtimit rus në Ukrainë.

Së fundmi ka qenë presidenti amerikan Joe Biden, i cili në një postim që ka bërë në rrjetet sociale është shprehur se Rusia nuk do të fitojë kurrë luftën me Ukrainën.

“Unë do të përsëris sot atë që thashë një vit më parë kur Rusia pushtoi Ukrainën. Një diktator i nuk do ta fshijë kurrë dashurinë e njerëzve për lirinë. Brutaliteti nuk do të shkatërrojë kurrë vullnetin e të lirëve. Dhe Ukraina nuk do të jetë kurrë një fitore për Rusinë.”- tha ai.