Lajme

Joe Biden ua fal dënimin me vdekje 37 të burgosurve

12/23/2024 15:44
nga:N K

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden të hënën ua zbuti dënimet 37 nga 40 të burgosurit federalë të dënuar me vdekje, duke i konvertuar në burgim të përjetshëm pa lirim me kusht, përpara se t’ia dorëzonte pushtetin presidentit të zgjedhur Donald Trump më 20 janar.

Sipas Reuters, kjo lëvizje e Bidenit do të prishë planin e Trumpit për të rifilluar një ritëm të shpejtë të ekzekutimev.

Ndryshe nga urdhrat ekzekutivë, vendimet e faljes nuk mund të anulohen nga pasardhësi i presidentit, megjithëse dënimi me vdekje mund të kërkohet në mënyrë më agresive në rastet e ardhshme.