Lajme

Biden tregon planet për të zgjeruar testimin në shtëpi: Do të kryhen falas 500 milionë testime të shpejta

12/21/2021 22:27
nga:M K

Presidenti amerikan, Joe Biden tregoi se do të zgjerohet plani i testimeve të shpejta pasi që tani të tillat do të kryhen në shtëpi për të luftuar rritjen e rasteve të reja.

Presidenti tha se qeveria federale do të blejë një gjysmë miliardë teste të shpejta për COVID-19 dhe një plan për t’i shpërndarë ato falas për amerikanët që i kërkojnë ato përmes një faqe interneti.

“Pesëqind milionë testet e reja do të vihen në dispozicion muajin e ardhshëm dhe do të arrijnë tek amerikanët përmes postës”, tha ai, raporton cnn.

Biden tha gjithashtu se duke filluar nga muaji i ardhshëm, sigurimi privat do të mbulojë testimin në shtëpi në mënyrë që të mund të rimbursohen ato porosi. Ka plane shtesë për të ofruar teste edhe për ata që nuk kanë sigurim.

Por kjo nuk mjafton. Ne duhet të bëjmë më shumë. Ne duhet të bëjmë më mirë – dhe do ta bëjmë,” tha Biden.

Ndryshe, SHBA-ja deri më tani ka regjistruar 51.2 milionë raste me coronavirus ndërsa kanë vdekur 5.36 milionë njerëz.