Lajme

Biden: ShBA qëndron me Izraelin, do t’i ndihmojmë qytetarët në nevojë dhe ata që vazhdojnë të mbrohen

10/07/2023 21:22
nga:Y I

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, ka pasur një paraqitje ku është deklaruar rreth situatës së fundit në Izrael dhe sulmet e grupit Hamas.

Ai ka thënë se Uashingtoni mbështet Izraelin.

“Nuk ka kurrë justifikime për sulmet terroriste”, ka thënë Biden, raporton CNN

“Do të sigurohemi që t’i ndihmojnë qytetarët në nevojë dhe që ata të vazhdojnë të mbrohen”, ka shtuar Biden i cili tha se mbështetja për Izraelin është e fortë dhe e palëkundur.