Lajme

Biden: SHBA ndihmoi Izraelin të rrëzonte pothuajse të gjithë dronët dhe raketat

04/14/2024 07:30
nga:G B

Presidenti Joe Biden ka deklaruar se SHBA-ja “e ndihmoi Izraelin të rrëzonte pothuajse të gjithë dronët dhe raketat që vijnë” nga Irani, shkruan CNN.

Derisa, forcat amerikane do të ofrojnë mbështetje shtesë në rast nevoje, tha të dielën një zyrtar amerikan i mbrojtjes.

“Falë këtyre dislokimeve dhe aftësive të jashtëzakonshme të pjesëtarëve tanë të shërbimit, ne ndihmuam Izraelin të rrëzonte pothuajse të gjithë dronët dhe raketat që po hynin”, tha presidenti Biden.

Teksa ka shtuar se këto sulme i dënon ashpër.

“I dënoj këto sulme në termat më të ashpër të mundshëm”, u shpreh Biden, shkruan CNN, përcjell klankosova.tv

Ndryshe, në daljen e parë publike pas sulmeve nga Irani, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka thënë se vendi i tij “do të fitojë”.