Lajme

Biden publikon foto nga Samiti i NATO-s| Edi Rama në rreshtin e parë të liderëve botërorë

06/29/2022 22:42
nga:Q R

Presidenti amerikan, Joe Biden ka publikuar një fotografi nga Samiti i NATO-s që po mbahet sot dhe nesër në Madrid.

Biden në një shkrim në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se NATO tani është shumë e nevojshme.

“Në një moment kur Putini ka shkatërruar paqen në Evropë dhe ka sulmuar vetë parimet e rendit të bazuar në rregulla, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë po rriten për të mbështetur Ukrainën dhe për të forcuar mbrojtjen tonë”, ka thënë ai.

Në fotografi, është parë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili është renditur në rreshtin e parë krahas liderëve të tjerë botërorë.

Sot gjatë qëndrimit në Samitin e NATO-s, Rama kërkoi që Kosova të ftohet menjëherë në mekanizmin e Partneritetit për Paqe.

Ai po ashtu ka kërkuar nga vendet e NATO-s që nuk e njohin Kosovën, që ta bëjnë atë sa më shpejt.