Lajme

Biden pritet të vizitojë së shpejti Europën

03/14/2022 16:58
nga:Donika Fetahu

Presidenti i SHBA-së Joe Biden pritet të zhvillojë së shpejti një vizitë në Europë, bëjnë me dije burime të CNN brenda ‘Shtëpisë së Bardhë’ , raporton CNN.

Sipas burimeve zyrtarët amerikanë kanë folur për një vizitë të Biden në Europë, ndërkohë që sulmi rus mbi Ukrainë po vijon.

Udhëtimi i Biden do të vinte pas vizitave të disa ndihmësve të lartë, duke përfshirë zëvendëspresidenten e SHBA Kamala Harris dhe Sekretarin e Shtetit të SHBA Antony Blinken.