Lajme

Biden përshëndet sërish ‘të padukshmin’

07/15/2022 21:01
nga:Genita C

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka përsëritur gafën e tij të famshme të përshëndetjes me ajrin në fund të fjalimit.

Gjatë vizitës në Tel Aviv të Izraelit, Biden u nderua me Medaljen Presidenciale të Nderit të Izraelit, teksa në fund të ceremonisë duket se u çorientua për një moment dhe shfaqet duke tentuar t’i shtrëngoj dorën ‘dikujt’ që nuk është fare aty.

Ky incident u bë viral në internet, e gjerësisht konservatorët amerikanë po tallen me të, teksa po e cilësojnë si rënie njohëse të presidentit Biden, shkruan Skynews.

Presidenti Biden ‘gafën’ e tij të përshëndetjes me ajrin fillimisht e pati bërë më 15 prill të këtij viti teksa mbajti një fjalim mbi problemet e vazhdueshme të zinxhirit të furnizimit të Shteteve të Bashkuara.