Lajme

Biden mbush 82 vjeç dhe bëhet presidenti më i vjetër në historinë e SHBA

11/21/2024 08:02
nga:Y I

Presidenti amerikan Joe Biden mbushi dje 82 vjeç dhe u bë presidenti më i vjetër në detyrë në historinë e SHBA. Biden nuk kishte asnjë detyrë publike sot, raporton Reuters.

Ai u kthye të martën në mbrëmje nga një udhëtim në Amerikën e Jugut, ku mori pjesë edhe në samitin e G20 në Rio de Zhaneiro.

Familja, miqtë dhe kolegët, duke përfshirë Zonjën e Parë Jill Biden dhe ish-Presidentin amerikan Barack Obama, e uruan Biden për ditëlindjen e tij në rrjetet sociale.

“Gëzuar ditëlindjen për mikun tim të dashur dhe presidentin tonë të jashtëzakonshëm, Joe Biden”, njoftoi nënpresidentja e SHBA Kamala Harris në Platformën X.

Biden u tërhoq nga gara presidenciale në korrik 2024, pjesërisht sepse votuesit besonin se ai ishte shumë i vjetër për këtë detyrë dhe për shkak të shqetësimeve rreth kapacitetit të tij mendor pas një performance të dobët në një debat me sfiduesin republikan Donald Trump në qershor.

Trump, 78 vjeç, i cili mundi kandidaten demokrate Kamala Harris në zgjedhjet e 5 nëntorit, do të kalojë rekordin e Biden gjatë mandatit të tij të dytë, duke qenë se ai do të jetë 82 vjeç e shtatë muaj në kohën e tranzicionit të ardhshëm presidencial në 2029.