Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, ka shprehur kritikë ndaj takimit të rivalit të tij, Donald Trump me Kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, duke thënë se ky i fundit “është në kërkim të diktaturës”.
Obran ka udhëtuar drejt Floridës të premten për ta takuar “mikun e moçëm” Trumpin, raporton The Guradian.
Kryeministri hungarez në vazhdimësi ka shprehur shpresë që kandidati republikan të kthehet në pushtet.
“E dini me këtë takohet ai sot në Mar-a-Lago?, ka pyetur Biden para mbështetësve të tij në fushatë, derisa e ka kritikuar Trumpin.
“Orbani i Hungarisë, që ka thënë shtruar që nuk mendon që demokracia funksionon dhe është në kërkim të diktaturës”, ka thënë Biden.
“Unë shoh të ardhmen ku ne mbrojmë demokracinë, jo ta pakësojmë atë”.