Presidenti amerikan, Joseph Biden, ka pritur në Shtëpinë e Bardhë ambasadorin e Republikës së Serbisë në SHBA, Marko Gjuriqin.
Biden priti Gjuriqin në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë. Me informacionin se takimi është mbajtur këtë javë, Gjuriq ka deklaruar në rrjetet sociale se “vendi i tij e vlerëson shumë këtë gjest respekti për Serbinë dhe marrëdhëniet 140 vjeçare ndërshtetërore mes dy vendeve, të cilat vitet e fundit kanë shënuar një trend të vazhdueshëm rritjeje në shumë fusha”.
Në Twitter, Gjuriq shprehu gjithashtu besimin e tij se Republika e Serbisë, “si një partner i përgjegjshëm dhe i besueshëm për të gjithë në komunitetin ndërkombëtar, do të vazhdojë të ndjekë vazhdimisht një politikë të stabilitetit rajonal, duke mbrojtur paqen, prosperitetin dhe përparimin ekonomik të të gjithë Ballkanit Perëndimor”.
“Si një vend i rreshtuar kah ardhmëria, por duke ruajtur njëkohësisht thelbin e saj tradicional, Republika e Serbisë, në krye me Presidentin Aleksander Vuçic, si iniciator të ndryshimeve të shumta në shoqëri, do të vazhdojë të arrijë rezultate të jashtëzakonshme dhe do të ndërtojë marrëdhënie dhe ura me bashkësinë ndërkombëtare”, shkroi Gjuriq në Twitter.
Након краћег сусрета и разговора са @POTUS ове седмице, имао сам част и да се упишем у званичну Књигу гостију Беле куће.
Високо ценимо овај гест поштовања према Србији и нашим 140 година дугим односима који последњих година бележе континуирани тренд раста у бројним областима. pic.twitter.com/FdJ5XGltt6— Марко Ђурић (@markodjuric) April 9, 2022


