Lajme

Biden: Ka përparim në përpjekjet për një pauzë humanitare në Gaza

11/04/2023 23:37
nga:Gazeta Blic

Në një shenjë të vogël përparimi drejt arritjes së një pauze humanitare në luftën midis Izraelit dhe Hamasit, presidenti amerikan Joe Biden iu përgjigj “po” një pyetjeje rreth kësaj çështjeje pasditen e së shtunës, dhe ngriti gishtin e madh të dorës.

Zyrtarët amerikanë kanë bërë presion për një pauzë, kryesisht për shkak të shqetësimit për pengjet e marra nga Hamasi dhe të sjellë në Gaza, por deri më tani me pak ndikim.

ShBA-ja ka qenë gjithashtu shumë e qartë se nuk mbështet asnjë thirrje për një armëpushim, raporton “Guardian”.