Lajme

Biden i sigurt se do ta kishte mposhtur Trumpin

09/25/2024 22:46
nga:Sh R

Presidenti amerikan, Joe Biden është i sigurt se do ta kishte mposhtur ish-presidentin amerikan, Donald Trump në zgjedhjet e muajit nëntor – por tha se e kupton “natyrën” e njerëzve që ia kërkuan largimin nga gara presidenciale e vitit 2024.

Ai theksoi se sondazhet i dëshmonin “gjithmonë se kishte mundësi për ta mposhtur Trumpin”.

“Ka kuptim. Ka disa njerëz që do të donin të më shihnin të tërhiqem për t’u dhënë atyre mundësinë të shkojnë përpara. E kuptoj atë. Kjo është natyra njerëzore. Por, kjo nuk ishte arsyeja pse u tërhoqa”, tha udhëheqësi amerikan.

Biden tha se mosha ishte faktori kryesor që ndikoi në largimin prej garës për president të SHBA-së.

“Është e vështirë për mua të them edhe sa vjeç jam”, tha ai duke qeshur, shkruan cnn.

Por, ai këmbënguli se “jam i sigurt se do ta mposhtja Trumpin. Ai është një humbës”.

Ndryshe, Biden pas tërheqjes prej garës ka mbështetur kandidaten e sotme demokrate për presidente, gjegjësisht zëvendëspresidenten amerikane, Kamala Harris, e cila do ta ketë përballë republikanin, ish-presidentin amerikan, Donald Trump.