Shtëpia e Bardhë thotë se presidenti amerikan, Joe Biden, ka telefonuar homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, për të dënuar vendimin e Rusisë për të njohur rajonet separatiste në lindje të vendit.
Biden foli me të “për të riafirmuar angazhimin e Shteteve të Bashkuara ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës”, thotë Shtëpia e Bardhë, përcjell Klankosova.tv.
Ai gjithashtu i tha presidentit ukrainas se SHBA-ja planifikon të vendosë sanksione dhe tha se do të përgjigjet “me shpejtësi dhe vendosmëri, në hap me aleatët dhe partnerët e saj”, ndaj çdo agresioni të mëtejshëm nga Rusia.
Shtëpia e Bardhë thotë gjithashtu se Biden kishte telefonata me presidentin francez, Emmanuel Macron, dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz, për të diskutuar se si të koordinojnë përgjigjen e tyre.


