Lajme

Biden i merr era xhaketën, e ndihmon Jill (Video)

08/09/2022 08:19
nga:G B

Biden ‘në luftë’ edhe me erën.

Në një video të postuar në rrjetet sociale duke se Biden ka patur vështirësinë e rradhës pasi duke zbritur nga helikopteri, së bashku me gruan e tij Jill Biden, ai u përball me një “sfidë”, veshjen e xhaketës.

Presidenti amerikan shihet teksa përpiqet që ta veshë xhaketën por siç shihet në video nuk arriti dot, pasi era nuk e lë. Zgjidhjen e dha Zonja e Parë e SHBA-së, Jill Biden, e cila më në fund e ndihmoi ta vishte!

Pamjet e Biden, teksa është rrëzuar disa herë nga shkallët e avionit, takimi i tij me njeriun e padukshëm dhe momentet kur është kapur duke fjetur apo dremitur janë bërë virale në rrjet. Madje ish-presidenti Donald Trump për këtë të fundit i ka vënë edhe nofkën “Sleepy Joe”, ose Joe i fjetur në shqip.